Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGezuar 7 marsin

Gezuar 7 marsin

Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe të Shkollës së parë kombëtare Shqipe

Urime të gjithë mësuesve për punën e tyre fisnike në arsimin tonë kombëtar pas Rilindjes deri më sot, e cila shtrihet tashmë nëpër tri shekuj.

Përvjetori i Mësonjëtores dhe Dita e Mësuesit shënojnë një nga elementët kryesorë të Rilindjes, kur përpjekjet e atdhetarëve nën drejtimin e Komitetit Kombëtar sollën çeljen e shkollës së parë të mirëfilltë kombëtare shqipe, të caktuar në qytetin e Korçës më 7 mars 1887.

Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e Komitetit Kombëtar dallohej për fizionominë e saj kombëtare. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, djem e vajza bashkë dhe pa asnjë përmbajtje fetare.

Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa me rreth 35 nxënës, numri i të cilëve pas tre muajsh do të shkonte në 60 dhe në vitin e dytë të saj në 300.

Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmendim atdhetarët e njohur: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja etj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments