Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDashmir Nasufi dhe Resul Kaba vizituan drejtuesit e shkollës "Niko Nestor" në...

Dashmir Nasufi dhe Resul Kaba vizituan drejtuesit e shkollës “Niko Nestor” në Strugë


Komuna e Strugës sjell iniciativë, kombinim praktik – teori në SHMK “Niko Nestor”

Shefi i kabinetit z.Dashmir Nasufi njëkohsisht dhe përgjegjës për arsimin bashkë me kryesuesin e këshillit komunal z. Resul Kaba zhvilluan takim me aktivët dhe udhëheqësin e shkollës.

Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me iniciativën e ndërmarrë nga Komuna e Strugës për sjelljen e risisë dhe inkuadrimin e mësimit praktik në kompanitë dhe institucionet lokale. Në takim morrën pjesë përfaqësues të aktivëve të shkollës dhe u diskutua për ndërfutjen e mësimit praktik në orët e parapara për praktikë gjatë vitit akademik, me qëllim që nxënësit të kenë mundësi ta zbatojnë profesionin e tyre të ardhshëm në mënyrë praktike, përkatësisht tu mundësohet mësimi praktik si në shkolla ashtu edhe në institucion.

Ajo që tregut i duhet është profesionist dhe fuqi punëtore e kualifikuar dhe duhet nxënësit ti mësojmë që të bëhen të tillë. Kjo duhet të ndodh në shkollë dhe vetëm kur ta kenë fituar përvojën në klasë mund të dalin edhe në teren, u shpreh z. Dashmir Nasufi përgjegjës për arsim në Komunën e Strugës.

Nga aktivët u kërkua që të përpilojnë dhe hartojnë nje listë me institucionet apo ndërmarrjet ku nxënësit mund të kryejnë punën praktike dhe të njëjtën ta dorzojnë në sektorin për arsim në Komunën e Strugës, me qëllim që Komuna të bisedojë dhe hartojë një marrëveshje për kushtet dhe mundësit e praktikës me këto institucione.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments