Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniCarovska: Vitin e ardhshëm 90 mijë familje do të marrin edhe nga...

Carovska: Vitin e ardhshëm 90 mijë familje do të marrin edhe nga 3.300 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në intervistë për “Deutsche Welle” tha se 90.000 familje në Maqedoni vitin e ardhshëm do të jenë në gjendje të marrin përfitime sociale 3.300 denarë në muaj.

“Paga minimale tani është 12.126 denarë, por përveç kësaj fëmijët në ato familje do të jenë në gjendje të marrin një pagesë arsimore dhe fëmijërore. Çka do të thotë kjo, një familje me një pagë minimale me dy fëmijë do të marrë diku mbi 15.000 denarë. Ata mund të aplikojnë për shtesat fëmijërore dhe arsimore dhe do të marrin 3.300 denarë plus dhe me këtë të ardhurat e tyre në familje do të jenë më të larta. Ndërsa e njëjta familje nëse nuk punon, do të marrë 10.600 denarë ndihmë sociale mujore. Janë rreth 90.000 familje me dy fëmijë që do të kenë të drejtën për 3.300 denarë në muaj gjersa janë fëmijët të përfshirë në sistemin arsimor, domethënë deri në moshën 18 vjeçare”, tha Carovska.

Për shkak se ndihma sociale do të jetë pothuajse në të njëjtin nivel, ajo sqaroi se në të ardhmen, ata që do të marrin do të duhet të pranojnë që dhe të punojnë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments