Tuesday, March 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëBurdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Burdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat.

E këtë kërkesë, Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” e dorëzoi të martën në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Përmes saj, Burdushi po i kërkon dëmshpërblim plot 7 milionë euro, me arsyetimin se është mbajtur në paraburgim pa bazë, dhe i është shkaktuar dëm material.

Në fakt kjo aktakuzë ndaj Hysri Peqanit ishte parashkruar, dhe për këtë ka një aktvendim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Rasti ka ndodhur në vitin 2014.

Ndërkohë, Burdushi thotë se ka dy vjet që nuk është duke e zhvilluar veprimtarinë tij.

Ndërsa shuma prej 7 milionë euro, nuk është e vetmja që Hysri Peqani po kërkonë.

Ai ka paditur edhe një palë, person fizik që Peqani pretendon se ka dhënë dëshmi të rrejshme.

Nga ai po kërkon 3 milionë euro kompensim.

E avokati i Hysni Peqanit, thotë që kompensim u kërkua, pasi klienti i tij, u privua pa bazë nga liria.

Ndërkohë, ndaj vet Burdushit, tani do të ballafaqohet edhe me një aktakuzë nga ana e Prokurorisë Speciale.

Ky organ i akuzës po e akuzon Hysri Peqanin se ka kryer veprat  penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”,  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments