Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKur Struga zbrazet pleqtë vdesin

Kur Struga zbrazet pleqtë vdesin

Kur Struga zbrazet pleqtë vdesin

Mëngjes ishte edhe atëherë. Si sot. Dielli kishte lëshua rrezet e argjenta e vjeshtën provonte me ba verë. Si atëhereë, që ditët e fundit të dimnit, dielli provonte me ba pranverë.
Por asaj nate kisha udhëtua me time bijë e fjetë kishim n’veturë. Në tri hotele hyna e dola asaj nate e Bubës i thashë po flejmë n’veturë se s’paska vende t’lira.
– E rrejta bijën time, sepse nuk kisha pare, jo pse s’kishte vende!
Krejt e kunderta me natën që iku e me vitin që s’kthehet kurrë. U përshendetem me çiftin bashkëshortor Albertin e Nerminen. Dibrës i thashë mbajë ato pak libra kujtim t’viteve t’mia t’plakuna, se djemtë tu dashkan m’u plakë vetëm tue i kujtua baballarët n’kangët e trimave.
I dolem Liqenit të diga e sytë i kullotem Shqipnisë. Drinin e puthem deri n’Strugë!
Ç’tu desht me ardhë kah Dibra o Drin Ziu? Pse s’e shkurtove rrugën e me ra kah Librazhdi, po i dole Kukësit përmbi e iu zhdorgje Shkodrës? I fola lumit që edhe dy herë tjera po dilte nga liqeni!
Lere Drinin e shikoje rrugën se po lahemi e po çplahemi, m’tha ime shoqe, tue i pasë dro leqet e rrugën e ngushtë!
U futem n’Strugeë, të ajo kafja ku m’zbardhi dita me Bubën, n’atë fund marsin e vitit 2017!
Nji ‘eh’ m’doli nga shpirti kur m’u kujtua. Ç’ke m’tha Gala?
Oh, këtu m’zbardhi dita me Bubeën i thashë, atë vit kur u nisa natën për Tiranë tue mos ditë pse po shkoj!
Jeto për sot m’tha. Mos i gërzhat kujtimet. Sot t’presin studetët me iu folë. T’pret ndonji dashamirës librash të Ura e Drunit buzë Drinit. T’pret Struga, qyteti i poezisë!
S’fola. Eca buzës Liqenit dhe menzi i rashë n’fije Universitetit internacional të Strugeës, që s’kishte titull shqip!
Vetureën e ndalova n’bashqen plot arra e Gales i thashë ti na mbledh do kokërra se unë pak po iu flas e s’vonohem.
U futa n’Universitet pa e lajmërua Sekretarin, Guximtar Rushanin e Ladrovishtit që m’priste n’zyrë.
Dola para studenteëve dhe iu fola peër rrugëtimin tim, për shitësin e librave, artistin që vetëm ai vathi i qenve t’kastruem i mungon me ia varë n’vesh!
Erdhi Guximtari, djaloshi që merret me muzikë.
– Po t’prisnim n’zyrë e ti para studentëve? Si kështu?
S’jam i zyrave i thashë. As i mendve t’arta. I fjalës n’drrasa po. M’fal por deshta me shkurtua kohën, se m’pret shetitorja me ia çua librat.
I luti studentët, ata që kanë mundësi, ta blejnë ndonji libër.
Dolem n’oborr e bamë foto tue i firmosë ca libra!
– Na ke nderua profesor, m’tha Guximtari.
M’ke nderua edhe ti mua i thashë, se asht hera e parë n’jetën time qe iu mbajë ligjeratë studentëve ne nji Universitet.
Të ajo Ura e Drunit, ku Learti e Buba hudheshin n’Dri, n’vitet e tyne t’hershme, dola me vonesë. I vuna librat n’stol dhe u afrova me Galën buzë Drinit që ishte pa ujë!
– Po e pastrojnë, m’thanë do zonja, këshilltare komunale që erdhën për librin.
Kanë ba mirë u thashë që e kanë mbledhë bërllogun, se dalin n’sipërfaqe peshqit, po si t’i pastrojmë zyret nga kungujt ua ktheva!
S’iu erdhi fort mirë, ndaj ikën t’pinë kafe.
Jam Xhelo Alili, nga Bogovica, mu prezantua nji zotni me sheshir n’kokë. Mirë bane që erdhe, por keq që s’ka kush me t’pritë, se covidi na trembi e s’erdhem kët vit nga Amerika me i çelë dyert e shtëpive e Liqenit me ia ndëgjua poezitë e valve!
T’kam përcjellë kudo qe shkove e menzi kam pritë me t’pa buzë Drinit me “Bastardët” se erë myku po na vjen prej tyne.
Kur i mori librat m’tha, edhe drekën e ke nga unë, edhe “taxhinë e benzit”!
Shetitorja e zbrazët puthej nga rrezet e diellit. Ndryshe isha mësua me pa Strugeën, qytetin e Poeziseë!
Mbasdite erdhi Ziadin Sela. Dikur ishte i pari i qytetit. Dikur ishte edhe viktima e parë e Parlamentit. Çetnikët që s’e duen rracën tonë, fjalën shqipe n’Iliridë, u shfrynë n’Ziadinin dhe e banë për vdekje.
Shumë e për gjithçka folem. Gjatë mbetëm pranë librave tue e qajtë hallin e farës që vrugëtohet e bastardohet.
– Edhe ne kemi ble toka si ju me nga nji e tre euro arin, se edhe ne kemi Komandanta që e marrin shpërblimin e maleve e s’pyesin!
I dua pesë libra m’tha kur u nisë me shkua n’katundin e vet t’cilin Drini e ndanë nga tosknishtja. Dy për vete e tri tua falësh ti atyne që s’kanë me i ble.
I thashë ta dua mendimin e zemrën atdhetare dhe mos lejoni që t’na përndjekin se Struga zbrazet e pleqtë vdesin!
Vonë u futa asaj rrugës që t’çon për Kafa San (Qafë Thanë) t’cilës udhëtova asaj nate me Bubën time. E ajo natë ishte viti im i dhimbjës 2017-të!
Kur mbrrina n’Prishtinë Leartit po i dhimbte dora edhe gjuni pak!

Dardani, 21.10.2020

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments