Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaBleu dy pica me Bitcoin/ Sot do të kishte 6 miliard dollarë,...

Bleu dy pica me Bitcoin/ Sot do të kishte 6 miliard dollarë, thotë: Nuk jam penduar (VIDEO)

Fansat e kriptomonedhave në të gjithë botën, i shohin me dyshim picat sot, e kjo për shkak të oreksit shumë, shumë, shumë të kushtueshëm të një personi. Programuesi Laszlo Hanyeck bëri histori kur bëri blerjen e parë në botë reale me një bitcoin, më shumë se një dekadë më parë. Sidoqoftë, ai nuk do të mund ta dinte në kohën kur shpenzoi 10 mijë Bitcoins për dy pica, se kjo do ti siguronte atij një vend në hollin e famës së kripto monedhave.

Ai as nuk e kishte idenë se 11 vite më parë, ato bitcoins, që asokohe vlenin rreth 42 dollarë amerikanë, do të kishin tani një vlerë prej më shumë se 430 milionë dollarësh. Është një fat që mund ti kishte dhuruar atij një ishull privat, një shtëpi luksoze dhe disa avionë privatë. Por, i pyetur sot, Laszlo insiston se nuk ka asnjë problem me gjumin e natës për blerjen impulsive të tij në 2010-ën.

“Nuk pendohem për të. Unë mendoj se ajo që bëra atëherë ishte dicka e madhe pasi u bëra pjesë e historisë së hershme të Bitcoinit”. Banori i Floridës ishte një kontribues i hershëm i softëare-it të Bitcoin, kur kjo e fundit nuk kishte mbushur ende një vjec. Ai kodoi madje edhe një program që i bënte të mundur fansave të kërkonin monedhën duke përdorur kartat grafike të kompjuterave të tyre.

Por, jeta e tij ndryshoi përgjithnjë, kur postoi një mesazh në një forum më 22 maj 2010. “Do të paguaj 10 mijë bitcoin për dy pica”. Dhe një përdorues tjetër i forumit iu përgjigj duke i dërguar atij dy pica të mëdha në këmbim të 10 mijë bitcoinëve. Por ai nuk u ndal këtu. Lazslo bëri të njëjtën gjë edhe shumë herë të tjera dhe shpenzoi në total 100 mijë bitcoins në pica atë verë, që tani kanë një vlerë prej mbi 6 miliardë dollarësh.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments