Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBESA rrezikon të humbasë grupin parlamentar, Xhaferi u jep ultimatum deri të...

BESA rrezikon të humbasë grupin parlamentar, Xhaferi u jep ultimatum deri të premten

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u jep ultimatum deputetëve të Lëvizjes Besa, që t’i orientojnë deputetët e tyre, a do të jenë në Qeveri, apo në opozitë, dhe se kjo situatë, sipas tij, do të duhet të mbarojë më 1 qershor, atëherë edhe kur pritet rikonstruimi i qeverisë.
“Dita e premte, zgjedhja e anëtarëve të qeverisë, do të nënkupton pozicionimin e dy besave, se si do të jetë sa u përket partive. Nga e premtja e tutje nuk do të mundet në formë hipotetike të funksionojë si grup parlamentar e nga ana tjetër të kenë kundërthënie brenda grupit parlamentar. Do të duhen ta definojnë statusin e vet. Unë komunikoj me të gjithë deputetët, por mbi të gjitha duhet ata vetë të tregojnë statusin, ta proklamojnë para meje siç e sheh rregullorja”, tha kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, pranon se deputetët e kësaj partie janë të ndarë në dyshë dhe është koshient për rrezikun që i kanoset grupit parlamentar.

“Mirëpo praktikisht opinioni publik është i njoftuar, se kemi pasur telashe apo probleme të brendshme të cilët janë manifestuar në funksionimin e grupit parlamentar, ajo që është politikë e Lëvizjes Besa dhe orientimi strategjik. Ne jemi parti opozitare dhe dy deputetë, unë dhe Teuta Bilalli, jemi përcaktuar rreth kësaj situate, kemi tre kolegë tanë që kanë funksionuar veçmas nga struktura partiake e Lëvizja Besa dhe mbetet që të deklarohen ata nëse janë pjesë grupit parlamentar të Lëvizjes Besa”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments