Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiASH-ja e Strugës: Filloi privatizimi dhe uzurpimi i rrjedhës së Drinit

ASH-ja e Strugës: Filloi privatizimi dhe uzurpimi i rrjedhës së Drinit

Nga Aleanca për Shqiptarët-Strugë

Filloi privatizimi dhe uzurpimi i rrjedhës së Drinit.
Edhe pse në vitin 2013 u pastrua rrjedha e Drinit nga banaqet dhe konstruksionet metalike që kishin bllokuar qarkullimin e këmbësorëve, Ramiz Merko dhe shokët e tij po vazhdojnë punët që i lanë për gjysëm në mandatet e para të tij.
Siç e shihni në fotografi, lokali i preferuar i Ramiz Merkos, pronë e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë ka filluar rrethimin e rrjedhës me konstruksion të fortë metalik.
Dukuri të tilla dhe tendenca për uzurpim të pronës publike po shohim për çdo ditë nga njerëz të afërm me Merkon. Kjo na përforcon dyshimet se pikërisht Merko i lejon apo i stimulon uzurpimet dhe ndërtimet e egra si rreth Drinit ashtu edhe rreth bregut të liqenit.
Ramiz, thirri mendjes. Struganët kësaj rradhe nuk do të lejojnë që prona e përbashkët t’iu shndërrohet në biznis privat e disa personave sponsorë të fushatës tënde. Nuk do të lejojmë pasurimin tënd dhe të shokëve të tu në kurriz të gjithë qytetarëve të Strugës.

(Ne foto, Kafe Lux – e dini kush është pronari?!)
(Aleanca për Shqiptarët-Strugë)


Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments