Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA po tradhëtohet Zoran Zaev nga aleatët e tij ?

A po tradhëtohet Zoran Zaev nga aleatët e tij ?

Kryeministrit Zoran Zaev nuk përjashtohet mundësia që ti ikin aleatët e deritanishëm. Këtë sinjal e kanë dhënë parti të vogla që ishin pjesë e frontit kundër VMRO-DPMNE-së. Me ardhjen në krye të Hristijan Mickoskit, disa parti të krahut të djathtë që kanë dalur nga VMRO-DPMNE po paralajmërojnë rikthimin tek aleanca me partinë e vjetër, por me kushte.
Këtë e ka bërë kryetari i partisë “Të bashkuar për Maqedoni”, Lube Boshkoski. Ai njoftoi se do të mbështesë kryetarin e ri të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski, nëse ai distancohet nga politikat e Nikolla Gruevskit.

“Le të thotë se ai nuk e mbështet politikën e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit dhe nëse ai do të rivendosë parimet fillestare të VMRO-DPMNE-së. A do të thotë ai se Nikolla Gruevski dhe ata përreth tij janë ajo që unë kam qenë duke folur për “bandë kriminelësh” gjatë gjithë kohës. E gjithë kjo është një çështje për të cilën do të varet nëse do t’i japimmbështetje, deri atëherë nuk kemi ndërmend të japim asnjë lloj mbështetjeje mirësjelljeje.

Nëse largohet nga kjo politikë, ne mund të flasim për bashkëpunimin tonë si dy parti të krahut të djathtë”, ka deklaruar Lube Boshkovski gjatë hapjes së shtabit të ri të partisë së tij në Makedonski Brod. Por nga këto parti të vogla përfshirë edhe VMRO – Popullore janë të pakënaqura lidhur me përfaqësimin e tyre në ekzekutiv.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments