Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriShkon me nënën në mbrëmjen e maturës, i riu shqiptar fiton simpatinë...

Shkon me nënën në mbrëmjen e maturës, i riu shqiptar fiton simpatinë e të gjithëve (FOTO)

Këtë fund viti shkollor maturantët në të gjithë Shqipërinë kanë festuar mbylljen e vitit shkollor, pas së cilit jeta e tyre ndryshon totalisht.

Fotografia  e një maturanti nga Kukësi ka bërë xhiron  e rrjetit, pasi ai ka marrë nënën e tij si shoqëruese në këtë mbrëmje.

Zakonisht në kontrast me nivelin ekonomik të shqiptarëve, të rinjë në mbrëmjen e maturës tregojnë një realitet krejt tjetër. Makina luksoze dhe fustane e kostume të shtrenjta zgjedhin gjimnazistët për të tërhequr vëmendjen e miqve të tyre.

Por ky mturant k rritur të fitojë vëmendjen dhe pëlqimin e të gjithëve pa u sforcuar aspak, madje i ka dhuruar lumturi pafund njeriut më të shtrenjtë të jetës.

Maturanti kuksian ka parakaluar para të gjithëve përkrah nënës së tij. Fotografia e publikuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa komplimentet për maturantin kanë qenë të shumta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments