Kryeministri Zoran Zaev pret që në Këshillin e ardhshëm të BE-së, të konfirmohet ajo që BE ka verifikuar nëpërmjet Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e shtetit.
Ai ka thënë se pret që në shtator ose tetor vendi të marrë datë për bisedimet, ndërsa në fund të vitit të fillojnë bisedimet.
Sipas Zaevit do të pritet që Bundestagu gjerman të sjell vendim për fillim të bisedimeve me BE-në, i cili vendim do të jetë edhe final për fillimin e bisedimeve.
“Më vjen mirë që do të kemi mundësi deri në fund të vitit të jemi anëtare e plotë e NATO-s. Atëherë do të fillojnë edhe bisedimet me BE-në, kështu që mund ta përmbyllim me sukses këtë vit sa i përket proceseve integruese”, ka thënë Zaev, gjatë vizitës së tij në Prespë, përcjell SHENJA.