Në një intervistë për Pressing, Hoxhë Enis Rama përgjigjet rreth pyetjeve mbi ngjarjet që ndodhin në botë; për luftërat dhe për krimet ndaj të pafajshme.
Hoxha thotë se Zoti kontrollon gjithcka ndërsa vuajtjet që përjetojnë njerëzit e mirë, sipas Ramës, kanë një shpjegim.
“Ka disa sprova në të cilat kalojmë, e kuptojmë më vonë rëndësinë e saj. Njëjtë është edhe me gjërat e këqija që iu ndodhin njerëzve të mirë. Sprovohen”, ka thënë ai.
Ai përmend edhe luftërat që ndodhin si ajo në Siri, prej ku me vite të tëra vriten njerëzit. Sipas tij, zoti nuk i ndal vrasjet sepse i ka lënë në dorë njëriut fuqinë dhe pushtetin.
“Njeriun e ka krijuar të atillë që ka aryse. I ka dhënë lirinë, i ka dhënë fuqinë, i ka dhënë pushtet. Njeriu e ka për detyrë t’i përdorë mirë këto”, ka thënë hoxha. /Express/