Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE tmerrshme: Të vrarët në Kumanovë janë babai 47 vjeçar dhe i...

E tmerrshme: Të vrarët në Kumanovë janë babai 47 vjeçar dhe i biri 9 vjeç

Mbrëmë vonë disa minurta pas orës 22 në afërsi të fshatit Opajë dhe Slupçan në afërsi të zonës së “Slupçan bunar” në një automjet të pasagjerëve Opel Astra janë gjetur dy trupa të pajetë, të cilat u qëlluan nga persona ende të panjohur. Ndihma e shpejtë që arriti në vend ngjarje, konstatoi vdekjen e tyre.

Sipas policisë bëhet fjalë për dy viktima, emrat e të cilil janë identifikuar. Bëhet fjalë për E. Salahi nga fshati Opajë, mosha e të cilit është 47 vjeç dhe djalin e tij A. Salahi, 9 vjeçar, shkruan Lajm.

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e ngjarjes. Trupat e të vrarëve janë dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore. Më shumë detaje nuk janë dhënë nga organet kompetente./Lajmpress

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments