Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAnketa: Ja si do të votojnë shqiptarët dhe maqedonasit për kandidatët për...

Anketa: Ja si do të votojnë shqiptarët dhe maqedonasit për kandidatët për president

Instituti për Hulutime Politike në Shkup (IPIS) ka publikuar një anketë lidhur me rejtingun e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Anketa është zhvilluar me telefon në periudhën prej 23 deri 27 mars të këtij viti, ku janë anketuar 1110 veta nga tërë vendi, mëson INA.

Sipas anketës, sa i përket votës së shqiptarëve 30,4 % prej tyre do të votojnë Blerim Rekën, 17,4% do të votojnë Stevo Pendarovskin, ndërsa asnjë nuk është deklaruar për kandidaten e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova. Ndërsa tek anketuesit maqedonas, 35% janë deklaruar për Siljanovskën, 33,5% për Pendarovskin dhe vetëm 0,2 % për Rekën.

Sipas kësaj ankete të publikuar në TV Sitel, në total në epërsi është kandidati i LSDM dhe partive të koalicionit, Stevo Pendarovski me 28,8 për qind, ndërsa pas tij radhitet kandidatja e VMRO-DPMNE dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova me 26,8 për qind. Në vendin e tretë radhitet kandidati i pavarur Blerim Reka me 7,1 për qind, që është i përkrahur nga ASH dhe BESA.

Ndërsa, 16,2 për qind e të anketuarve akoma nuk kanë vendosur se për cilin kandidat do të japin votën. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!