Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicët, mjekët dhe ushtarët heqin dorë nga puna (VIDEO)

Policët, mjekët dhe ushtarët heqin dorë nga puna (VIDEO)

Eksodi i uniformave nga Maqedonia ka prekur edhe të stazhonuarit në punë të shtetit. Ndonëse, me vendime për vendet e punës, ekspertët thonë për shkak të pagave të ulëta, disa prej tyre kanë vendosur të heqin dorë dhe t’ia mësyjnë Perëndimit.

Kjo vërtetohet edhe me të dhënat e Ministrisë së Administratës, sipas të cilëve, gjatë vitit 2018 nga institucionet shtetërore dhe sektori publike qindra të punësuar vullnetarisht kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës.

Ministri i Administratës Damian Mançevski thotë se arsyeja pse të punësuarit e kualifikuar braktisin sektorin publik, përveç ofertave më të mira në sektorin privat në vend, është edhe ikja jashtë shtetit. Ai thotë se së bashku me Ministrinë e Financave dhe atë të Mirëqenies Sociale, janë duke u përpjekur që të paktën kuadrove deficitare tu rrisin pagat, për të ndaluar trendin e braktisjeve.

Sipas të dhënave që ka arritur t’i grumbulloj TV Alsat, ndër më të braktisura janë drejtoritë me buxhet të ulët, por edhe nga radhët e të punësuarve në Armatë dhe Polici.

Nga Armata e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar kanë hequr dorë nga puna 100 persona. Kurse, gjatë tremujorit të këtij viti nga ARM-ja vullnetarisht janë larguar 25 pjestarë të ARM-së.

Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti thotë se për ta ndaluar këtë trend, është paraparë ngritje të pagave për 5% nga muaji shtator. Sipas tij, edhe dërgimi në Misionet paqësore është motiv për ushtarët, të cilët nuk kanë qenë më parë në Lindjen e Mesme, që gjatë shërbimit 6 mujorë t’i marrin nga 20 mijë euro.

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se gjatë vitit të kaluar, me kërkesë të të punësuarve kanë hequr dorë gjithsej 58 policë. Kurse, gjatë këtij tremujori nga puna vullnetarisht janë larguar 14 të punësuar nga kjo ministri. Ndërkaq, sipas të dhënave të MPB-së, që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot, mbi 30 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia, për arsye të marrjes së një nënshtetësie të shteteve të huaja.

VIDEO:

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!