Tragjedi: 80 vjeçari djeg barin e thatë në arë, flakët e kapin edhe atë dhe vdes në vendngjarje

0
22


Me 26.02.2019
rreth orës 18.30 në SPB Veles është lajmëruar se në një arë në fshatin
Martolci, Veles ka vdekur dhe me djegie në trup është gjetur J.A.(80) nga i njëjti
fshat, transmeton Almakos.

Ditën e njëjtë
rreth orës 13.00 J.A. ka ndezur barin e
thatë, por flakët e kanë kapur edhe atë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës
Mjekësore në Veles, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles.

Me urdhër të
Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes për varrim.