Një banor 50-vjeçar nga fshati Dobrosht ka humbur jeten, ndërsa një femër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikën e Shkupit pas aksiidentit të rëndë që ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të udhëkryqit në hyrje të fshatit Dobrosht, informojnë nga SPB-Tetovë.
Sipas të dhënave paraprake, aksiidenti ka ndodhur mes një makine të tipit “golf” dhe një traktori.
Përveç viktimës dhe të lënduarve, është dëmtuar edhe një tjetër makinë e parkuar paranë vendit të aksiidentit.
Poliicia dhe prokurori Publik po kryejnë hetimet ndërsa komunikacioni po zhvillohet përmes rrugës së fshatit.