Kryetari i Komunës së Strugës mbikqyr punët drejt përfundimit të projektit në fshatin Frëngovë
Dje kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko dhe drejtori i NPN Proaquas Strugë z. Jeton Shaqiri vëzhguan nga afër punimet për rrjetin e kanalizimit në fshatin Frëngov.
Nga ana e pushtetit lokal u sigurua që do realizohen të gjith kërkesat e lokalitetit të Frëngovës dhe njëher u diskutuan të gjithë problematikat të cilat paraqiten drejt finalizimit të këtij projekti madhor.
Nga ana e Komunës së Strugës kërkohet mbështetje maksimale nga banorët e fshatit Fërngov që ky projekt tē përfundoj në afatin e paraparë, poashtu u diskutuan edhe disa projekte të tjera në të mirë të fshatit Frëngov.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës