Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVjen përgjigja e ashpër e Selës: Për Ali Ahmetin është terrorist Grupi...

Vjen përgjigja e ashpër e Selës: Për Ali Ahmetin është terrorist Grupi i Kumanovës, e jo autorët e 27 prillit!


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, e ka pritur në “teh të thikës” vlerësimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se ngjarjet e 27 Prillit në Parlament nuk mund të vlerësohen terrorizëm.

Në një deklaratë për Gazetën Lajm, Sela aludon se Ali Ahmeti si terroristë i konsideron vetëm shqiptarët që ishin viktima në raste të montuara. Në këtë kontekst përmend edhe ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Nuk meritojnë vëmendje, aq me pak koment deklaratat e një njeriu i cili në çdo paraqitje tregon se sa i kapur është ai vetë dhe grupimi politik që përfaqëson. Nuk e pengonte aspak kur shqiptareve ju ngjiteshin epitete të paqena të tipit terroristë islamikë, në procese të montuara politike, pa pasur asnjë dëshmi për këtë. Për të ishin terrorizëm ngjarjet në Lagjen e Trimave edhe pse ata djemtë atje ishin të detyruar të vetëmbrohen, të përballur me procesin e montuar politik të radhës…”, thekson Sela, duke u përgjigjur nw pyetjen se si e vlerëson deklaratën kontroverse të kryetarit të BDI-së lidhur me ngjarjet e 27 Prillit.

E gjithë kjo, sipas kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, është dëshmi se BDI dhe Ahmeti punojnë me direktiva të padronëve dhe se në mesin e padronëve të kësaj partie është edhe Kërste Mukovski, deputeti i VMRO-DPMNE-së që hapi dyert e Kuvendit më 27 prill.
“Është e qartë që është i përulur dhe në shërbim të padronëve të tij, po që një ndër këto padronë të tij të ishte edhe Kërste Mukovski këtë s’ma kish marr mendja”, theksoi Sela në deklaratën e tij për Gazetën Lajm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!