Në SPB Shkup sot në ora 11:15 një person femër ka denoncuar se në rr. “Metodija Shatorov Sharlo” në lagjen Aerodrom të Shkupit, në shtëpinë e saj ka ardhur vajza me foshnjën e saj, e ka lënë dhe e ka braktisur shtëpinë.
MPB për MIA-n informuan se foshnja për kontroll është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, ndërsa ndërmerren masa për gjetjen e nënës së fëmijës dhe për zbardhjen e plotë të rastit.