Një veprim më i marrë se sa lejon policia: Pasi gjatë arratisjes nga vendngjarja ka shfrytëzuar veturën e tij, është arrestuar menjëherë një plaçkitës i dyshuar i bankës në Laakirchen të Austrisë.
Sukses i madh për policinë austriake në Oberösterreich: Vetëm disa minuta pas plaçkitjes së postës në Laakirchen (rrethina Gmunden), është arrestuar plaçkitësi i dyshuar, një kosovar 40-vjeçar.
Megjithatë duhet theksuar se i dyshuari nuk ka reaguar në mënyrë të zgjuar, pasi për tu arratisur nga vendi i ngjarjes, ai ka shfrytëzuar veturën e tij, një Mazda 626 me autotarga të Gmundenit, shkruan „Heute“, përcjellë Shtegu.com.
Në momentin që sulmuesi i maskuar me një maskë ngjyrë gri dhe i armatosur me një pistoletë u largua nga banka dhe u futë në veturë, një dëshmitar e ka vëzhguar dhe i ka regjistruar autotargat. Ai menjëherë e ka alarmuar policinë dhe ia ka dorëzuar numrat e autotargave.
Përmes tyre, personi ka mundur të idnetifikohet menjëherë dhe pak minuta më vonë, policia është gjendur para banesës së tij në afërsi të bankës. Në bodrumin e banesës, policia ka gjetur shumën e plaçkitur të të hollave, shkruan më tej Shtegu.com. Megjithatë, kosovari nuk e ka pranuar veprën duke pohuar se nuk e ka idenë si kanë ardhur këto të holla në bodrumin e tij.
Tashmë kanë filluar hetimet edhe për plaçkitjen e të njëjtës bankë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, nëse bëhet fjalë për të njëjtin plaçkitës. Sipas asaj që shkruan „Heute“, kjo është më se e sigurt. Përpos kësaj, kosovari dyshohet se ka kryer edhe vepra të tjera. (Shtegu.com)