Një person i maskuar me kërcënim me armë dje ka kryer grabitje në një barnatore në Tetovë, ku mori 100,000 denarë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vjedhja ndodhi rreth orës 22 e 10 minuta në një farmaci në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, kur grabitësi duke i kërcënuar me armë të punësuarit ka marrë rreth 100,000 denarë dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur.
Janë marrë masa për të gjetur autorin dhe për zbardhjen e plotë të rastit.