Rritja e nivelit të liqenit të Ohrit filloi të shkaktojë probleme në pjesën e bregut të liqenit. Liqeni ka arritur maksimumin e tij. Sipas të dhënave të ELEM-it, ai sot është një centimetër mbi lartësi maksimale prej 693.75 metra mbi nivelin e detit.
Koncesionerët thonë për Alsat M se janë të shqetësuar në lidhje me situatën aktuale.
Kufiri tashmë është kritik. Siç mund ta shihni gjysma e plazheve tashmë janë nën ujë. Tek plazhi im është diçka më shumë. Vala e parë serioze do të bëjë edhe më shumë dëme. Në 6-7 vitet e fundit për herë të dytë do të ndodhë dëm i madh – tha Ljupço Neçkoski.
Ndryshe, tek diga e Drinit të Zi në Strugë sot janë hapur tri porta. Nga atje rrjedhin nga 28 metra kub ujë në sekondë. Nga ELEM thonë se këtë vit po përballen me një rritje të nivelit të ujit. Nga hidrocentrali Glloboçicë për Alsat M thonë se situata është nën kontroll dhe se tani për tani nuk kanë probleme në punët e tyre. Shpesh ndodhë që për shkak të nivelit të lartë të ujit, duhet që të lëshohet më tepër ujë nga liqeni i Ohrit, gjë që shkakton përmbytje në Shqipëri, ndërsa situata komplikohet edhe më tepër kur në të njëjtën kohë në pjesën Veriore të Shqipërisë ka shira të rrëmbyeshëm.