Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShtatë shqiptarë plaçkitën bankën austriake për të kthyer borxhin

Shtatë shqiptarë plaçkitën bankën austriake për të kthyer borxhin

Në Gjykatën rajonale të Welsit në Austri, të martën janë paraqitur dy të dyshuarit kryesorë të cilët në vitet 2015 dhe 2016, personave të ndryshëm u kanë dhënë të holla me fajde, 20 për qind në muaj ose kanë huazuar të holla të cilat i kanë kthyer me ndihmën e personave të tjerë. Bile, një borxhli ishte detyruar të plaçkisë një bankë për t`i kthyer të hollat e huazuara.

Të martën, në Gjykatën e Welsit në Austri, janë marrë në pyetje dëshmitarët të plaçkitësit të bankës. Ai ka pohuar se ka marrë një borxh prej rreth 10 mijë eurove nga njëri prej të pandehurve, shkruan „Nachrichten“, përcjellë Shtegu.com. Nga muaji prill 2015, deri në nëntor të vitit 2016, për çdo muaj ai është dashur të paguajë interes prej 2 mijë eurove në muaj. Pastaj, ai nuk ka mundur t` i kthejë të hollat. Për këtë arsye, nga frika e madhe vendosi të plaçkisë një bankë. Por, plaçkitja dështoi. „Nëpunësi bankar më tha të zhdukem dhe unë u largova“. Pak më vonë, ai u arrestua.

Ai më tej ka deklaruar se kishte frikë dhe se ka ende. Kërkuesi i borxhit ka qenë i madh, muskuloz, tullac dhe i frikshëm. Gjithnjë i kishte thënë se duhej t`i kthente të hollat dhe se nuk kishte lojë me te. I pandehuri i cili kishte ndërmjetësuar në dhënien e borxhit, i kishte thënë se po që se nuk i kthen të hollat, fëmijët dhe gruaja në Kosovë do t`i zhdukeshin, apo ndokush do t`ua thyente gishtërinjtë.

Por, kërcënime të drejtpërdrejta nuk ka pasur. Megjithatë, pak ditë pas arrestimit të tij, dikush ka pyetur për te dhe për bashkëshorten e tij. Me sa duket, krahu i grupit arriti madje edhe deri në burg. Nga një dritare e çelisë, ai ishte ofenduar si „spiun“, apo „do ta shohësh se çfarë do të ndodhë kur gjithçka të përfundojë“. Një herë tjetër, një i burgosur tjetër i kishte thënë se do t`i faleshin borxhet, po që se e tërheqë denoncimin.

Si duket, frikë ka pasur edhe një viktimë në rolin e dëshmitarit tjetër: Personi i cili të martën u ftua si dëshmitar, fillimisht ka refuzuar të vijë në seancë, pasi frikësohej. Kur i thanë se duhej të vinte patjetër, ai u paraqit si i sëmurë, por pasdite arriti të intervistohej.

Dy të pandehurit kryesorë janë në burg. Më i moshuari nga ta, një shtetas 35-vjeçar maqedonas, i ka pranuar pjesërisht akuzat, ndërsa bashkëpuntori i tij, një shtetas 28-vjeçar kosovar dhe pesë të akuzuarit e tjerë, i kanë mohuar ato. Vendimi i Gjykatës pritet të shpallet gjatë të enjtes, ndërsa të akuzuarve u kërcënohet dënim me burg deri në dhjetë vite. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!