Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Pushteti po mbron gjykatësit e korruptuar

Sela: Pushteti po mbron gjykatësit e korruptuar

Me vetëm një votë kundër, 607 delegatë zgjodhën Ziadin Selën për kryetar të Aleancës për Shqiptarët në kongresin e parë të kësaj partie që u mbajt sot në qendrën për kulturë në Tetovë.
Para zgjedhjes së kryetarit, delegatët miratuan edhe statutin dhe platformën e partisë. Në statutin e ri të partisë Sela tha se janë vendosur risi të cilat nuk janë praktikuar deri më tani nga subjektet e tjera politike siç janë lejimi i fraksioneve, kufizimi i mandatit të kryetarëve të partisë dhe strukturave, si dhe përfshirja e diasporës shqiptare në të gjitha organet e partisë.

Në fjalimin e tij para delegatëve menjëherë pas zgjedhjes në krye të Aleancës, Sela i dërgoi porosi kryeministrit Zoran Zaev duke rikujtuar atë në parimet e para të cilat ishin vedosur gjatë koalicionimit dhe që sipas Selës, janë shkelur pas formimit të Qeverisë. Sela akuzoi Zaevin se mbron gjykatësit e korruptuar, nuk sjell drejtësinë e premtuar për shqiptarët dhe i bëri thirje që të mos ndërhyjë në verdiktin e shqiptarëve sikur në zgjedhjet e fundit lokale.

Në Kongresin e sotëm morrën pjesë edhe 20 delegatë nga diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë. Ndërkaq propozimet e reja për ndryshim të statutit që u prezentuan në kongres u vendos që t’i përcillen Kuvendit qëndror në formë të shkruar dhe të njëjtat të shqyrtohen edhe nga komisioni juridiko-statutor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!