Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohen nëpër rrugë vende-vende të lagështa, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në drejtimin rrugor A2 Strugë – v.k. Qafë Thanë, nga pompa e benzinës KMR deri në vendin Uji i Mirë – fshati Frëngovë (në gjatësi prej 3km) rekomandohet drejtim kryesisht i kujdesshëm me automjetet për shkak të gripës në rrugë. Në vetë vendin është[ vendosur sinjalizim adekuat i trafikut dhe kufizim i shpejtësisë prej 30 km në orë.
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Rreth rrotullimit Manastir ende është në ndërprerje dhe i njejti rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në vetë vendin është vendosur sinjalizim adekuat rrugor.
Për shkak të dëmtimeve në urën në autostradën A1 Gradsko – Negotinë afër Stobit në lumin Dërna, korsia e djathtë mbyllet për komunikacion, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet nëpër korsinë e majtë. është vendosur sinjalizim adekuat rrugor.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.