Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërfitues të pensionit vetëm 12 vjet

Përfitues të pensionit vetëm 12 vjet

Pensionistët në Maqedoni mesatarisht e gëzojnë pensionin 12 vjet. Kjo rezulton në bazë të dallimit midis jetëgjatësisë mesatare në Maqedoni, që është 75 vjet, dhe moshës mesatare të pensionimit që është 63 vjeç.
Sipas të dhënave të Eurostat dhe Organizatës evropiane për bashkëpunim ekonomik-OECD, Maqedonia me këto të dhëna renditet ndër shtetet ku më së paku gëzohen benefitet e stazhit të gjatë të punës prej së paku 15 vjet për pensionim.

Në ndërkohë, kushti për realizimin e të drejtës së pensionit të moshës në Maqedoni është minimum 15 vite përvojë pune dhe 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra. Sipas dispozitave ligjore, shuma më e ulët e pensionit të moshës, realizuat nga sigurimi i obligueshëm pensional në bazë të solidaritetit të gjeneratave dhe pensionit të realizuar nga pagesa e kontributeve, nuk mund të jetë më pak se shuma e caktuar e rrogës mesatare. Pensioni, për pensionistët burra me stazh mbi 35 vjet dhe për gratë me stazh mbi 30 vjet në lartësi, është 41 për qind e pagës mesatare. Për shfrytëzuesit që pensionin e kanë realizuar me mbi 25 vjet stazh për burra, dhe mbi 20 vjet për gra, ai është në lartësi prej 38 për qind dhe për shfrytëzuesit që pensionin e kanë realizuar deri 25 vjet për burra dhe deri 20 vjet për gra është në lartësi prej 35 për qind të rrogës mesatare.

Më pak vite se pensionistët në Maqedoni, pensionin e gëzojnë Rumania, Letonia, Lituania dhe Bullgaria. Pensionistët bullgar me 11.2 vjet renditen ndër të fundit në BE sipas viteve që gëzojnë pensionin, tregojnë të dhënat statistikore evropiane. Në Serbi ky tavan është 19 vjet për gra dhe 17 vjet për burra falë pensionimeve të parakohshme të së paku dhjetëra e dhjetëra mijë punëtorë në shtetin fqinj që janë pensionuar para kohe, si në bazë të stazhit të beneficuar, pensionit invalidor e kështu me radhë.

Nga ana tjetër, e para në Evropë me 19 vjet dhe 9 muaj sipas gjatësisë që gëzojnë kohën e pensionit është Malta. Në Francë kjo periudhë është 17 vjet, në Itali është 16 vjet e gjysmë , dhe në Gjermani është 15 vjet. Analizat për shtetet e rajonit tregojnë se të gjitha kanë probleme me shtimin natyror të popullatës dhe uljen e natalitetit. Gjithashtu, përparimi i madh i mjekësisë ka mundësuar zgjatjen e jetëgjatësisë . Pensionisti mesatar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar në shtetet e ish Jugosllavisë ka jetuar tre vjet në pension, ndërsa 50 vite më vonë gëzon pension më shumë se 10 vjet.

Rritjen e jetëgjatësisë dhe viteve të pensionit e mbështesin edhe analizat e institucioneve relevante ndërkombëtare. Sipas analizave të Bankës Botërore në vitin 1960 jetëgjatësia në Maqedoni ka qenë 60 vjet, në vitin 1970 ka qenë 66 vjet, në vitin 1980 ka qenë 68 vjet, në vitin 1990 ka qenë 71 vjet , për tu rritur në 73 vjet në 2010 dhe në 75 vjet në vitin 2015.

Nga ana tjetër, edhe përparimi i teknologjisë mundëson që me më pak resurse njerëzore të prodhohet më shumë mallra dhe shërbime, me çkandikon edhe në zvogëlimin e vendeve të reja të punës. Njëherësh, me zgjatjen e kohës së shkollimit është zgjatur edhe koha e fillimit të përfshirjes në tregun e punës, andaj edhe më pak dhe më vonë paguhen kompensime në fondet pensionale.

Në ndërkohë, të dhënat tregojnë se Maqedonia i ka pensionet më të lartat në rajon me një mesatare prej 225 euro apo 13.879 denarë. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Sigurimeve , pensionet më të ulëta në rajon në mesatare me 86 euro apo 11,714 lekë i kanë pensionistët në Shqipëri. Në rajon pensionin mesatar më të lartë e ka Mali I Zi me 323 euro, ndërsa më të ulëtin përveç Shqipërisë e ka Bosnja me 178 euro.

Ndryshe, deri në fund të vitit 2020 pritet të vendoset pensioni social për të moshuarit që nuk kanë të ardhura të tjera dhe nuk kanë 15 vjet përvojë pune. Aktualisht po punohet në grumbullimin e të dhënave dhe analizohet se sa qytetarë më të moshuar se 65 vjet nuk i plotësojnë kushtet për stazh pensional, thonë nga Ministria e Punës dhe Çështjes Sociale. Për realizimin e kësaj mase nevojitet analiza që do të definojë përfshirjen e qytetarëve , dhe atë e qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe që kanë nënshtetësi të Maqedonisë si dhe kanë adresë të banimit në Maqedoni. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!