Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPublikohet një “bombë” për Zaevin, ja çka thotë gjykata

Publikohet një “bombë” për Zaevin, ja çka thotë gjykata

Gjykata pranoi si dëshmi videon e publikuar në “Youtube” për rastin “Mitmarrja”, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev.
Vendimi u morr nga trupi gjykues edhe pse paraprakisht pala mbrojtëse kërkoi që kjo video të mos merret si dëshmi. Kryeministri Zaev para trupit gjykues tha se nuk ndihet fajtorë dhe se bëhet fjalë për proces të montuar politik nga ana e qeverisë së kaluar. Sipas Zaevit, videoja është bërë në bashkëpunim mes agjentëve sekret dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim që asokohe ta ndalonin projektin “E vërteta për Maqedoninë”, apo “bombat e opozitës”.

Së bashku me avokatët do të vërtetojmë se cili ka qenë qëllimi kryesorë i konstituimit dhe përgatitjes së një procesi të këtillë mu në kohën kur Zoran Zaev e kryesonte projektin “E vërteta për Maqedoninë” me bombat politike. Ky proces është konstituuar me qëllimin që në cilëndo mënyrë, të pengohet Zaevi në rrugën e demaskimit të qeverisë së korruptuar dhe regjimit në atëbotë – u shpreh Zoran Zaev, i akuzuar për rastin “Mitmarrja”.

Organi i akuzës mbanë qëndrim se në dëshmitë ekzistuese ka elemente për kryerje të veprës penale, kërkim ryshfeti. E njëjta gjë kundërshtohet fuqishëm nga tre avokatët e të akuzuarit Zaev, të cilët thonë se paratë janë kërkuar si donacion për ndërtimin e një Kishe në Strumicë e jo për privatizim të parcelave. Sipas tyre, Zaev si kryeministër i Strumicës as që ka pasur kompetenca të tilla asokohe. Pala mbrojtëse thotë gjithashtu se i akuzuari nuk ka marrë asnjë denarë nga dëshmitari që dëgjohet në video, e i njëjti as nuk është ne listën e donatorëve të Kishës. Zaev kërkoi nga gjykata që të publikohen të gjitha dëshmitë e lëndës, me qëllim që opinioni të informohet se në këtë rast nuk bëhet fjalë për “Mitmarrje” duke kërkuar që seancat të mbahen sa më shpesh, me qëllim zbardhjen sa më të shpejt të rastit. Zaev akuzohet se ka kërkuar 160 mijë euro ryshfet nga një biznesmen në Strumicë për privatizimin e pesë parcelave, kohën kur udhëhiqte me këtë komunë. Seancat gjyqësore do të vazhdojë më 19 dhe 26 mars, ku do të dëgjohen dëshmitë dhe CD-të. Për mitmarrje, ligji parasheh nga 3 deri në 10 vite burg.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!