Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSulmohet fizikisht strugani dhe të afërmit e tij, përfundojnë në spitalin e...

Sulmohet fizikisht strugani dhe të afërmit e tij, përfundojnë në spitalin e Shkupit

Gjatë ditës së djeshme, banori i një fshati të Strugës ka raportuar se rreth 17.00 pm në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup ai dhe familja e tij janë sulmuar nga disa persona,shkruan Struga Ekspres sipas raportit të policisë
Siç i ka raportuar policisë, ai ka qëndruar pranë makinës së tij, në të cilën ka patur tre nga të afërmit e tij, janë afruar disa persona dhe e kanë sulmuar fizikisht shoferin dhe si pasojë ka marrë lëndime në krahun e majtë dhe hundë. Sipas raportit, sulmuesit kanë sulmuar vëllanë dhe djalin e tij, pas së cilës ata kanë ikur nga vendi ngjarjes. Pas incidentit, të sulmuarit janë drejtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski “ku u është dhënë ndihmë mjekësore.
Si një rrjedhë e ngjarjes, sipas raportit, qëndron sipas një zënkë verbale. Gjegjesisht , rreth orës 14:00 ne kompleksin klinik “Nëna Tereza” shoferi nga Struga ka patur aksident automobilistik me vëllanë e njërit nga sulmuesit. Prej informacioneve të policisë thonë se punojnë për zbardhjen e plotë së çështjes.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments