Gjatë protestave të iniciativave qytetare “Tvrdokorni” dhe “Forcat e bashkuara maqedonase” është gjuajtur me gurë selia e BE-së në Shkup dhe është lënduar edhe një polic.
Por policia, njofton se protestuesit gjithashtu kanë ndezur edhe flamurin e Greqisë dhe atë të Shqipërisë por ende nuk janë identifikuar personat që e kanë bërë këtë akt.
Ndërsa, deri më tani, as Tirana zyrtare, e as Prishtina zyrtare ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident.