Dje në Tetovë është sulmuar fizikisht një punonjësi i EVN-Maqedoni, njoftojnë nga Sektori për Punë të brendshme në Tetovë.
Bëhet fjalë për 51 vjeçarin A.K nga Vollkovija, i cili dje denoncoi në Policinë eTetovës sulmin fizik mbi të. Sipas dëshmisë së tij, sulmi ishte kryer nga personi me inicialet I.A (45 vjeç) nga fshati Zherovjan.
Derisa me kolegun e tij kanë ndërruar një numerator elektronik në oborrin e shtëpisë së I.A në Zherovjan, personi në fjalë i është ofruar dhe e ka goditur me grushtë”, njoftuna nga Policia e Tetovës, nga ku njoftojnë që ngjarja kishte ndodhur në mesditë rreth orës 13 e 20.
Pas incidentit, punonjësit e EVN-së kanë lëshuar shtëpinë dhe janë larguar nga aty.
Pas denoncimin, banori i Zherovjanit është privuar nga liria dhe pas zbardhjes së rastit, do të inicohet fletparaqitje adekuate ndaj tij me akuzën për sulm fizik mbi personin zyrtar.