Lirimi i grave shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç nga puna dhe riorganizim të orarit të punës për punëtorët të cilët punojnë në të hapur, rekomandon Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë pas paralajmërimeve për valën e të ftohtit nga faza portokalli gjatë ditës së nesërme.
Për punëtorët të cilët punojnë në të hapur rekomandohet riorganizim i orarit të punës nga ora 10 deri në orën 16, me pauza të përkohshme nga gjysmë orë në hapësira të ngrohta në çdo dy orë.
Komisioni apelon që të evitohet aktiviteti fizik në të hapur, ndërsa gjatë lëvizjes të kenë kujdes në sipërfaqet rrëshqitëse dhe mbajtjen e rrobave të ngrohta të shumë-shtresore, këpucë adekuate për borë deh akull, konsumim i pijeve të ngrohta dhe marrje e rregullt e terapisë tek të sëmurët kronikë.
Në rast të ftohjes dhe vështirësive gjatë frymëmarrjes, rekomandohet që qytetarët menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.