Të shtunën, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski do të takohen, konfirmojnë nga BDI për TV 24.
Ata thonë se në agjendën e takimit të parë, do të gjenden tema për emrin, ligjet reformuese, dialogu pozitë-opozitë por jo edhe ligji për gjuhët, sepse thonë se situata rreth ligjit është e qartë dhe se ligji i gjuhëve është çështje e përfunduar.
Takimin e planifikuar me Ahmetin e ka konfirmuar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski.