Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniDjali ther babanë me thikë në qendër të Beogradit

Djali ther babanë me thikë në qendër të Beogradit

Në kryeqytetin e Serbisë pasditen e sotme ka ndodhur një krim, në të cilin djali e ka therur babanë e vet, ka konfirmuar MPB-ja serbe për agjencinë Tanjug.
Burime jozyrtare të mediave serbe njoftojnë se vrasja ka ndodhur në banesën familjare në rrugën “Resavska” në qendër të Beogradit, ndërsa viktima është identifikuar si Branimir Ljumoviq (79), ish-udhëheqës i Odës Ekonomike të Serbisë.

Siç transmeton Gazeta Express, në polici është paraqitur se djali i Branimirit, R.Lj. (37) e ka vrarë të babanë e vet me 15 therje me thikë, ndërsa fqinjët vetëm pak para aktit kriminal e kanë parë se si e shëtit qenin në park.

“Thirrjen për intervenim e morëm pak para orës 15:00, ndërsa burri ka qenë i therur me thikë.

Djali, i cili sipas fqinjëve të familjes, ka qenë i varur nga droga, pas kryerjes së vrasjes i është rrëfyer shokut të vet nga ndërtesa fqinje.

Sipas policisë, djali është arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments