Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKomiteti i Helsinkit arsyeton arrestimin e deputetëve të Maqedonisë

Komiteti i Helsinkit arsyeton arrestimin e deputetëve të Maqedonisë

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nuk ka konstatuar shkelje të procedurave të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje, në lidhje me arrestimin dhe paraburgimin e gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të dyshuar për dhunë në Kuvend, natën e 27 prillit, vitin e kaluar.
Siç informojnë nga ky komitet, kjo u konstatua pas procedimit të parashtresës së dorëzuar nga deputetët opozitar të VMRO-DPMNE–së.

Gjithashtu, është konstatuar se edhe gjykatësi ka vepruar drejtë, kur ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve, për t’i marrë në pyetje që të mundet të merr vendim rreth bazës dhe patjetërsueshmërisë së masave të propozuara që ndikojnë në liritë personale.

Komiteti deklarohet se nuk mundet që me saktësi të plotë të vërtetojë nëse deputetëve u janë vënë prangat, vetëm e vetëm që të keqtrajtohen dhe nënçmohen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments