Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaAmerika do ta detyrojë Greqinë ta njohë Kosovën

Amerika do ta detyrojë Greqinë ta njohë Kosovën

Greqia mund ta njohë Kosovën për disa arsye, po ia kërkoi këtë Uashingtoni, shkruan Sputnjiku prorus sot, kur bëhet prezantimi i Strategjisë së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor
Ky medium si arsye kryesore të kësaj kthese përmend atë ekonomik, nga presionet që vijnë nga BE dhe Gjermania.

Arsye tjetër serioze, po sipas Sputnjikut, është ai i sigurisë, për shkak të aspiratave të shqiptarëve, por edhe të turqve, ndaj territoreve greke. Ky portal citon fjalët e Dushan Janjiqit nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, i cili ka thënë se në negociatat rreth emrit të Maqedonisë është edhe çështja e njohjes së Kosovës.

Janjiq, sipas këtij burimi, ka përmendur se për presidentin amerikan Trump një nga prioritetet është forcimi i Amerikës në Ballkan dhe largimi i Rusisë dhe është e sigurt se NATO do të përfshihet në këtë rol, transmeton Koha.net.

I pyetur pse Greqia do ta pranonte Kosovën pikërisht tash, Janjiq në përgjigjen e tij ka përmendur disa arsye, ndihmën ekonomike që ka marrë nga Amerika dhe aspektin shumë thelbësor të sigurisë.

“Nëse nuk mbyllet çështja e Maqedonisë, hapet çështja e pretendimit shqiptar, e kjo shënjestëron edhe Epirin, përkatësisht një pjesë të Çamerisë (krahinë e banuar me shqiptarë). Grekët edhe për këtë arsye do të dëshironin ta mbyllin këtë çështje. Problem tjetër, i treti, është Turqia, meqë për nacionalizmin grek armiku i parë është ky vend. Greqia sheh se pozitat e turqve në NATO janë luhatur, kurse për ta bashkëpunimi me amerikanët është shumë i vlefshëm për shkak të mbrojtjes së konfliktit të ngrirë në Qipro…”

Sputnjik citon një bashkëbisedues të ketë thënë nuk bën të harrohet se në Greqi me punë të përhershme e të përkohshme janë rreth 700 mijë shqiptarë, ndërsa janë në lëvizje në relacionin Maqedoni-Kosovë-Shqipëri-Greqi edhe rreth 150 mijë të tjerë… Janjiq thotë se njohja e Kosovës nga Greqia do të ishte një shërbim i madh”
Sputnjik, që bën punën e shërbimeve informative ruse në këtë pjesë të Ballkanit, citon një dokument të CIA-s, sipas të cilit vlera monetare e Kosovës me të gjitha pasuritë minerare është rreth 500 miliardë dollarë, ndërsa Serbia me Vojvodinën kapin vlerën diku rreth 200 miliardë dollarë.

“Për Amerikën, në këtë segment, do të ishte me shumë rëndësi të financojë borxhin grek në mënyrë që përmes Kosovës të mund të krijojë Shqipërinë e madhe, të cilës Greqia aq shumë ia ka drojën. Meqë kur ta njihni Maqedoninë me popullsi shumicë shqiptare, nesër ju do të keni problem meqë Shqipëria e Madhe do të kërkojë një pjesë të Greqisë”, citon Sputnjiku analistin Sasha Borojeviq.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!