Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNoftim nga Komuna e Strugës

Noftim nga Komuna e Strugës

Njoftim

Komuna e Strugës njofton të gjithë qytetarët të cilët për ndonjë arsye kanë dështuar të paraqesin kërkesë për krijimin e një statusi ligjor të një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme ose për ta përfunduar atë, se nga sot sërish mund të dorëzohet kërkesë për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Kusht për legalizimin e objektit është që ai të jetë i ndërtuar përfundimisht mē datë 3 Mars 2011.
Pranë sporteleve të komunës duhet të dorëzohen dokumentat:
– Kërkesë
– Fletpagesë prej 250 denarë taks administrative
– Fletëpronësi
– Elaborat
– Fletëpagesë të rrymës elektrike ose të ujit deri 3 Mars 2011, ose deklaratë noteriale.

Me ndryshimet e fundit ligjore afati për legalizime zgjat deri në fund të vitit, si dhe u mundësua afat shtesë për kompletimin e dokumentacionit që do të mund të bëhet deri në fund të muajt qershor të këtij viti.

Zyra për marrëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments