Spitalet janë mbushur përplot me qytetarë të prekur nga gripi. Mjekja Vesna Atanasovska thotë se virozët sezonal janë dukuri normale për këtë pjesë të vitit, por kësaj radhe gjendja është më alarmante dhe se në këtë ka ndikuar më…
Spitalet janë mbushur përplot me qytetarë të prekur nga gripi. Mjekja Vesna Atanasovska thotë se virozët sezonal janë dukuri normale për këtë pjesë të vitit, por kësaj radhe gjendja është më alarmante dhe se në këtë ka ndikuar më shumë faktor si moti jo stabil dhe ndotja e madhe e ajrit.
“Për momentin për fat të keq numri i virozëve dhe epidemive po rritet në mënyrë drastike. Poliklinikat dhe spitalet janë stërmbushur.01:13-01:31 Rekomandojmë të shkohet në vende me ajër të pastër, të ajrosen hapësirat sepse dominon ajri i ndotur. Këtë vit moti dhe ajri i ndotur ka ndikuar më shumë se asnjëherë më parë në rritjen e rasteve nga gripi”- deklaroi tha mjekja Vesna Stojanova Atanasovska.
Edhe qytetarët shprehen të shqetësuar për fluksin në rritje të të prekurve nga gripi. Ata thonë se koha jo e qëndrueshme dhe ndotja e madhe e ajrit po rrezikon shëndetin, sidomos të fëmijëve.
“Po ajri i ndotur ndikon në mushkëritë e bardha.05:04-05:10 Gripi është aktual tani pasi që nuk ka ende borë”.
“Burri im është i sëmurë nga astma, por në këtë periudhë ka më shumë probleme.”
“Kemi probleme, në shtëpi të gjithë më temperaturë, kush me pak e kush më shumë, kalojmë disi”- shprehen qytetarët e intervistuar.
Numri më i madh i të prekurve nga gripi dhe epidemitë sezonale janë fëmijët dhe pleqtë me imunitet të dobët, të sëmurët kronik si dhe gratë shtatzëna.