Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriNga 1 janari këto makina do të dalin nga qarkullimi

Nga 1 janari këto makina do të dalin nga qarkullimi

Nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të zëvendësuar flotën e automjeteve në qarkullim.

Në një intervistë për “Monitor”, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se pragu për importin do të jenë mjetet Euro 4, thënë ndryshe kjo, makinat e prodhuara në 2005.

Rinovimi i strukturës së mjeteve, sipas Klosit, do të shkojë paralel me nxitjen e masave për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri si edhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Klosi shton se brenda 6-mujorit të parë 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër.

Ndryshime do të ketë edhe në nivelin e taksimit. Kështu do të përjashtohen nga taksat automjetet e reja me ndotje të ulët dhe do të propozohet, po ashtu, që taksimi të rritet në proporcion me cilindrat apo madhësinë e motoritklosi

Ministri Klosi shton se brenda 6-mujorit të parë 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; dhe mjetet ekzistuese, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3.

Këto propozime ishin parashikuar që të hynin në fuqi që në 1 janar 2017, por për shkak se nuk kaloi në kohën e duhur, tashmë duhet të rishikohen datat.

Si do të nxitet përdorimi i mjeteve që nuk ndotin mjedisin?

Si fillim, doja ta vija theksin se jo vetëm makinat, por çdo nismë që shkon në përmirësim të situatës së ndotjes mjedisore, do të nxitet fort nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Prej marrjes së detyrës nisëm punën për analizën e situatës dhe gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme që shkojnë në drejtim të synimit madhor, mjedisit të shëndetshëm. Për të gjitha sipërmarrjet, bizneset, kompanitë që punojnë në Shqipëri është kërkuar dhe do të vijojë të kërkohet zbatimi i lejeve mjedisore, standardeve mjedisore. Koha kur mjedisi trajtohej si malli pa zot, pasuria e të gjithëve dhe përgjegjësia e askujt ka marrë fund.

Politikat, ndryshimet e legjislacionit dhe kontrolli do të jenë rigoroz. Ndaj dua që edhe në këtë hapësirë komunikimi me qytetarët, të bëj apelin të merren masa për respektim të standardeve mjedisore. Në këtë kuadër, edhe nxitja e përdorimit të makinave që ndotin sa më pak mjedisin si dhe rinovimi i strukturës së mjeteve në vend, do të jenë pjesë e diskutimeve në masat fiskale lehtësuese.

Rinovimi i strukturës së mjeteve duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 4, Euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri, rritjen e ndërgjegjësimit publik, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri, mosha mesatare e makinave është mbi 20 vjet, shumë më e lartë se mesatarja e Europës prej 10 vitesh. Çfarë masash do të ndërmerrni për të nxitur përdorimin e makinave të reja?

Është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre. Ka ardhur koha që të ndërhyjmë për të zgjidhur këtë problem që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit urban e për pasojë, edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Pasqyra që na ofron realiteti ynë tregon qartë nevojën për ndërmarrjen e menjëhershme të masave dhe lehtësive për futjen në treg të makinave më afatgjata.

Ndër këto vlen të theksoj rinovimin e strukturës së mjeteve që duhet të shkojë paralelisht me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 5 dhe 6, përmirësimin e cilësisë së karburantit që tregtohet në Shqipëri, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Unë do të isha shumë dakord që të flisnim drejtpërdrejt edhe për makinat elektrike, të cilat janë një tendencë e kohës dhe që kërkohen gjithmonë e më shumë dhe ka shembuj edhe në Shqipëri të përdorimit të tyre, edhe efikas, edhe të kursyer, por natyrisht me norma shumë herë më të ulëta se makinat diesel për sa i përket ndotjes së ambientit.

Gjithashtu duhet punuar për rritjen e ndërgjegjësimit publik, për të luftuar atë mentalitet shpërfillës dhe pasiv ndaj zgjidhjes së problematikave sidomos mjedisore. Një shoqëri e ndërgjegjësuar, e vëmendshme dhe proaktive ndaj mjedisit, ndikon fort në parandalimin e ndotjes dhe për pasojë zvogëlon kostot për ruajtjen e mjedisit.

Duke iu kthyer realitetit tonë, më lejoni të përmend edhe anën tjetër të problemit të makinave në fund të jetës. Është pikërisht grumbullimi i tyre në të ashtuquajturat varreza makinash dhe pika skrapi, të cilat i shohim rëndom në krah të rrugëve kombëtare. Është e pafalshme që në akset kryesore kombëtare, të gëlojnë pikat e grumbullimit të skrapit dhe varrezat e makinave, të cilat për shkak të një vakumi ligjor nuk kanë asnjë kriter sesi duhet të funksionojnë konform rregullave.

Vetëm në Tiranë, duke punuar së bashku me Inspektoratin e Mjedisit dhe Bashkinë e Tiranës kemi inspektuar, paralajmëruar, gjobitur dhe mbyllur disa javë me parë mbi 180 pika të grumbullimit të skrapit, as më shumë e as më pak, por në mes të lagjeve më të banuara të Tiranës. Këto janë të gjitha biznese që dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm imazhin e kryeqytetit, por mbi të gjitha ndotja e prodhuar e vajrave apo metaleve që përpunohen aty, është sëmundje për qytetarët, është direkt ndikim në shëndetin e njerëzve.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, brenda 1 janarit të vitit të ardhshëm, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të përcaktojë udhëzimin sesi duhet një pikë grumbullimi skrapi. Kjo po bëhet në grupe pune bashkë me drejtuesit e pushtetit vendor, për të vepruar konkretisht sesi duhet të luftojmë këtë fenomen që shkakton ndotje, por edhe prish imazhin e Shqipërisë, po aq sa edhe pikat e tjera me mbetje dhe papastërti.

Cilat janë propozimet konkrete që ju keni si Ministri?

Kjo është parashikuar në Operacionin e nisur nga MTM “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, prezantuar pak ditë më parë dhe që përmban fushat e zgjidhjes për çdo shkaktar të ndotjes mjedisore.
Për çështjen që interesoheni, për të përmirësuar situatën, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashtron disa propozime mbi të cilat mund të bashkëpunohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mes të cilave më lejoni të përmend: rishqyrtimin dhe konsultimin e draft-propozimit “Mbi masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike”, për të mundësuar miratimin e tij; propozimin e masave rregullatore mbi tarifat efikase dhe stimuj për rinovimin e flotës së automjeteve”; aplikimin e taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkimeve të vetë automjetit; rritjen e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit; gradualisht përjashtimin nga taksat të automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro IV dhe V ose automjetet hibride / elektrike).

Po kështu mund të shihet edhe fuqizimi dhe pajisja e disa institucioneve të varësisë me instrumente matës dhe pajisje që kryejnë matje reale në rrugë për shkarkimet.
Lidhur me parkun e mjeteve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit propozon që ulja e shkarkimit të mjeteve motorike të bëhet në bazë të dy propozimeve në vendimin e rënë dakord midis disa palëve, por që duke qenë se nuk kaloi në kohën e duhur, duhet të rishikohen datat.

Ky vendim përcaktonte që “mbas datës 1 janar 2017, lejohet të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike të kategorisë M1, M2 dhe N1, N2 të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; mjetet motorike ekzistuese në qarkullim, kategoria M dhe N, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), marrin masat për arritjen e standardit Euro 3, brenda datës 1 korrik 2017”.

Cilat mund të jenë afatet e reja?

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ndërmarrë së shpejti iniciativën dhe do të koordinojë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë si dhe me Ministrinë e Financës dhe të Ekonomisë që, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, të hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe standardet e propozuara nga kjo iniciativë ligjore, me qëllim fillimin e një epoke të re. Mjedisi është shëndet, është mirëqenie, është zhvillim, është nxitje për rritjen ekonomike, është kusht parësor për zhvillimin e turizmit.

Për të gjitha këto arsye madhore, operacioni “Pastrojmë Shqipërinë që duam, 24 nëntor – 24 maj”, do të mundësojë Shqipërinë e pastër në prag të sezonit turistik. Shqipëria e pastër nuk do të vijë vetëm nga aksioni në terren, por nga zgjidhja e problematikës në burim, zgjidhja e problematikës së ndotjes, dhënies fund njëherë e përgjithmonë kulturës së pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë së trajtimit të mjedisit. Monitor

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!