Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca për Shqiptarët:Ramiz Merko vazhdon hakmarrjen politike ndaj shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët:Ramiz Merko vazhdon hakmarrjen politike ndaj shqiptarëve

Sot ishim dëshmitarë të sulmit të radhës, që Ramiz Merko dhe të afërmit e tij ia bënë shqiptarëve dhe familjeve shqiptare.
Me vendime katastrofale dhe amatoreske janë shkarkuar të paktën 4 administratorë shqiptarë, të gjithë me vendim pune në Komunën e Strugës. Nervoza e humbjes së madhe tek familjet shqiptare i ka hutuar krerët e komunës dhe i ka shndërruar në përbindësha politik që në pamundësi të kontrollit të mllefit dhe inatit personal, mundohen të shkatërrojnë rendet familjare të shqiptarëve të pafajshëm.
Dënojmë ashpër këtë sjellje dhe këto vendime hakmarrëse ndaj administratorëve shqiptarë.
Po bëhen gati dy muaj dhe për çdo ditë kjo administratë është marrë vetëm me punëtorët e komunës duke u bërë presione të vazhdueshme, shantazhe dhe kërcënime, duke përdorur metoda të ngjashme me internimet e ish sistemit dhe tani duke përjashtuar nga puna. E gjithë kjo katrahurë po bëhet vetëm ndaj të punësuarve shqiptarë. Ne nuk do ta lëmë me kaq. Prej ditës së nesërme do të alarmojmë të gjithë faktorët relevantë dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar budallallëkun politik të kësaj përbërjeje.
Administratorët e shkarkuar do të kenë përkrahjen tonë të parezervë qoftë morale, institucionale apo edhe ndihmë juridike për të fituar të drejtën që iu takon.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!