Tetë punonjësve të përbërjes së policisë rezervë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Ohër u është bërë e ditur se nga sot më nuk janë në punë.
Ata në dy vitet e fundit kanë punuar si sigurim në vilën e Kryeministrit dhe Presidentit në Ohër. Ata thonë se nuk janë anëtarë të asnjë partie politike, por dyshojnë se bëhet fjalë për persekutim politik. Këta njerëz thonë se janë pranuar me kontratë pune, por nuk kanë pasur sigurim shëndetësor apo pensional. Nga SPB Ohër na njoftuan se do të dalin me një deklaratë zyrtare për këtë rast.
“Nuk ka nevojë për ne, ndërsa në të njëjtën kohë janë pranuar tetë të ri. Unë mund ta interpretoj edhe si interesa personale dhe si persekutim politik”, tha Vlatko Angjeleski, i dëbuar nga përbërja e policisë rezervë në SPB Ohër.
“Kujdestari dje na lajmëroi pa njoftim paraprak se do të dëbohemi nga puna, për shkak se sot fillojnë tetë anëtarë të ri të përbërjes rezervë. Ne kishim lëvdata edhe nga kryeshefi i sigurisë edhe tek kryeministri dhe presidenti”, tha Kristian Duleski- i dëbuar nga përbërja e policisë rezervë.
“Mbetemi raste sociale pa asnjë të ardhur”, tha Sasho Spiroski – i dëbuar nga përbërja e policisë rezervë.