Thyhen xhamat e Shtabit të VMRO-DPMNE-së në Ohër, një ditë më parë,në orët e vona të mbrëmjes nga disa persona akoma të panjohur për policinë, shkruan Struga Ekspres.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar ngjarjen, dhe policia e Ohrit po gjurmon në identifikimin e personave që dëmtuan objektin e shtabit të VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja e Ohrit e kanë dënuar këtë akt të shëmtuar duke kërkuar identifikimin e personave që kryen këtë akt.
(Struga Ekspres)