Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë e festojnë Ditën e Alfabetit si festë shtetërore me meritë të PDSH-së
Kyetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka uruar Ditën e Alfabetit shqip ku mes tjerash thohet. “Sot përkujtojmë 109 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Populli që kultivon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare, andaj është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore, me meritë të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit shqip”, ka theksuar Thaçi.