Një shtetasi maqedonas do t`i merret lejeqëndrimi në Zvicër, pasi është shumë i varur nga ndihmat sociale.
Paraprakisht, shtetasi maqedonas i ka tërhequr më tepër se 345.000 franga zvicerane ndihmë sociale për vetveten dhe familjen e vet. Tani, ai do të duhet të largohet nga territori zviceran, edhe pse bashkëshortja dhe fëmijët e vet e kanë pasaportën zvicerane.
Shtetasi 33-vjeçar maqedonas në Zvicër ka ardhur nga fillimi i vitit 2006, duke u përpjekur të fitojë të drejtën e azilit, por pa sukses. Në këtë mënyrë, ai vazhdoi të qëndrojë ilegalisht në Zvicër. Në muajin prill të vitit 2011 martohet me një zvicerane dhe fiton të drejtën e lejeqëndrimit në kuadër të së drejtës për të bashkëjetuar tek bashkëshortja, shkruan „Basellandschaftlichezeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Çifti bashkëshortor ka katër fëmijë të përbashkët të moshës nga tre, deri në shtatëvjeçare dhe të gjithë posedojnë shtetësinë zvicerane.
Për shkak të vendimeve të ndryshme penale, autoritetet përkatëse e paralajmëruan ate për herë të parë në mars të vitit 2012. Plot 16 muaj më vonë, atai lëshuan edhe vërejtjen e dytë, pasi borxhi i tij arriti shumën prej mbi 17.000 franga zvicerane, ndërsa familja e tij është dashur të përkrahet me 112.000 franga nga enti social. Vërejtjet nuk ndikuan aspak, ndërsa deri nag fundi i korrikut të vitit 2014, borxhi u rritë në mbi 156.000 franga. Në ndërkohë, shuma e borxhit ka arritur shifrën prej mbi 345.000 franga, në të cilin nuk janë përfshirë kosotot e përkujdesjes ndaj fëmijëve.
Për shkak të këtyre borxheve, Enti i migrimit i Bazelit, në qershor të vitit 2015 nuk ia kishte vazhduar lejeqëndrimin në Zvicër. Tani, ka reaguar edhe Gjykata federale zvicerane, e cila e ka mbrojtur vendimin e Entit të migrimit.