Udhëheqësia e kaluar e ndërmarjes publike në kuadër të qytetit të Shkupit „Ujësajellësi dhe kanalizimi“ në krye me drejtorin e shkarkuar tashme Igor Janushev u ndryshua por pas vete ka lënë shumë çështje për të cilat nuk ka dhënë përgjigje adekuate.
Ndërtesa e stilit barok e ndërtuar buzë lumit Vardar në brendi të saj ësdhtë e vërshuar me simbole një pjesë e të cilave janë vendosur në fede të pazakonta shkruan Fokus.mk, përcjellë Aktuale.mk
Stili barok i ndërtesës pesë katëshe nuk përputhet me paisjet moderne në brendi të saj. Në secilin kat të saj është vendosur nga një fontanë, ndërsa prej tavanit në drejtim të dyshemesë rrjedhë ujë nëpërmjet gypave të hollë e që të len përshtypje se ajo është një perde ujore. Çdo kabinet është i projektur në detaje, ndërsa më mbreslënës ka qenë kabineti i drejtorit
Drejtori i ri i kësaj ndërmarje publike Dushko Veskovski për „Fokus.mk“ ka hapur dyert e kabinetit të tij. E gjëja e parë që bie në sy është qilimi i kuq me diellin e madh të Virginës të cilin kush kalon nëpër të e shkel e kjo sipas drejtorit aktual nuk është respektim i simboleve kombëtare maqedonase.
Deskovski thotë se në mure janë venmdosur fotografi për të cilat autorit të tyre Dragi Haxhi Nikollov i janë paguar 30.000 euro. Të përujtojmë se ndërtesa e kësaj ndërmarje ka filluar të ndërtohet në vitin 2011 për të cilën sipas disa përllogaitjeve janë shpenzuar 21 milion euro.
Më poshtë në foto e shihni drejtorin aktual i cili i ka hapur dyert e kabinetit të tij i cili ka shpenzuar para të majme në momente kur kompania ka probleme financiare, ndërsa qytetarëve ish drejtori pa ndërpre ua ka lëshuar përmbaruesit.