Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa çfarë thonë nga policia për rastin tragjik, vdekjen e 5 vjeçares

Ja çfarë thonë nga policia për rastin tragjik, vdekjen e 5 vjeçares

Policia e Tearcës në Tetovë ka publikuar detaje zyrtare për vdekjen e vajzës së mitur pesëvjeçare, e cila ka qenë në shoqëri të prindit, që më vonë e ka paraqitur rastin në polici.
Personi 46 vjeçar B.B nga fshati Dorbosht ka paraqitur rastin rreth orës 23:00 në stacionin policor në Tearcë se si ka ndodhur ngjarja ku ka mbetur e vdekur vajza e tij pesëvjeçare.
”Rreth orës 15:00 gjatë ditës së djeshme në vendin e tij në malin mbi fshatin Dobrosht me veturë ”Mahindra” personi në fjalë ka shkuar që të mbledh drunj. Në një moment, kur vajza e tij ka qenë në veturë ndërsa babai duke mbledhur drunj, nga shkaqe deri tani të panjohura, vetura ka lëvizur nga vendi në teposhtëzën. Kur vetura ka filluar të lëvizë, vajza ka kërcyer nga vetura dhe është dëmtuar në një shkëmb në afërsi. Babai e ka marrë në krah vajzën dhe në këmbë ka filluar që t’a nis për në spitalin më të afërt. Rrugës e ka takuar personin A.A me veturë ”Jeep” dhe e kanë çuar brenda në fshat. Atje kanë konstatuar vdekjen nga lëndimet e marra. Dukshëm i shqetësuar prindi, rastin ka harruar që ta paraqes në polici. Kufomën e vajzës e ka çuar në shtëpi. Më vonë, me asistencë të policisë, trupi i pajetë i vajzës është dërguar në departamentin për mjekësi ligjore që t’i bëhet autopsia” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!