E dhimbshme: Ndërron jetë 10 vjeçari Zylal Dauti nga Frëngova e Strugës, djaloshin që e ndihmuan të gjithë shqiptarët

0
13
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dhimbje dhe lotë për familjen e Shefit dhe Zenepe Dautit nga Frëngova e Strugës të cilët humbën djalin e tyre të vetëm, 10 vjeçarin Zylal Dauti, shkruan Struga Ekspres.
Zylal Dauti ishte i sëmurë dhe i paralizuar, por struganët dhe e gjithë diaspora shqiptare nuk e lanë të vetme për asnjë moment familjen Dauti, ata e ndihmuan 10 vjeçarin në mënyrë masive. Familjarët Shefit dhe Zenepe Dauti nga Frëngova e Strugës falenderojnë të gjithë njerëzit human që ndihmuan djalin e tyre të sëmurë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 10:00, në varrezat e fshatit Frëngovë!
(Struga Ekspres)