Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKush nuk e lë Selën të largohet nga Qeveria?

Kush nuk e lë Selën të largohet nga Qeveria?

Debatet lidhur me mbetjen ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri kanë nxjerrë shumë zhvillime të tensionuara politike dhe prapaskena, transmeton Express.
Një nga informacionet që po qarkullojnë në koluaret e politikës në Shkup është se diplomatë të fortë europerëndimor dhe nga një vend aleat kanë insistuar që ASH që të mos largohet nga Qeveria.

“Ka pasur biseda dhe zhvillime interesante. Por ajo që mund të themi se në mbetjen në Qeveri ka ndikuar diplomati më i fortë në vend, i cili i ka sugjeruar Zaevit por edhe Selës që të tejkalojnë retorikën e zgjedhjeve lokale”, nënvizon për INA një burim i afërt me diplomatë perëndimorë.

Thashethemet shkojnë më tej se në këtë rast ka qenë i implikuar edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan Hoyt Brian Yee, i cili ka një raport të mirë me Selën dhe që ka qenë njeriu që ka ndjekur në Kongres skenarin për vrasjen e kreut të ASH-së në Kuvend në natën e 2
Sela dhe Yee kanë zhvilluar disa takime që nga aktivizimi i ASH. Por nga ana tjetër, diplomatë perëndimorë në Shkup, përfshirë edhe ambasadorin amerikan Xhes Bejli nuk kanë qenë të predispozuar të flasin për këtë temë.

Por javën e kaluar Bejli ishte mysafirë në Qeveri në takimin me Zaev, ku nga shërbimi për informim i kabinetit të kryeministrit është theksuar se në qendër të vëmendjes ka qenë qeveria dhe funksionimi i saj pas zgjedhjeve në çfarë formati do të ishte. /Express/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments