Tuesday, November 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëJashar Pollozhani zhvillon takim me Konsullin e Shqipërisë në Strugë me rastin...

Jashar Pollozhani zhvillon takim me Konsullin e Shqipërisë në Strugë me rastin e 28 Nëntorit

Shoqata “Nëna Tereze” në Strugë zhvillon takim me Konsullin e Shqipërisë, Petrit Musai
Me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” me seli në Strugë, Jashar Pollozhani, zhvilloi një takim të përzemërt me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Petrit Musai.

Takimi u zhvillua në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë, në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, ku u diskutua për veprimtarinë humanitare të shoqatës, si dhe për nismat dhe projektet e Konsullatës në shërbim të komunitetit.

Gjatë takimit, Pollozhani i dorëzoi konsullit Musai monografinë “Bamirësia s’ka kufi”, si shenjë respekti dhe për të dokumentuar rrugëtimin 35-vjeçar të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze”.
Monografia pasqyron historinë, veprimtarinë dhe përkushtimin e shoqatës ndër vite në fushën e humanizmit dhe bamirësisë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!