Më 23.11.2026, në ora 10:34, në SPB Strugë është raportuar për një zjarr në një hapësirë ndihmëse që shfrytëzohej nga Ndërmarrja Publike „Komunale“ në Strugë.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material. Me intervenimin e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Strugë, zjarri është lokalizuar dhe shuar plotësisht.














